Kryesore

LSI nxjerr shifrat e pjesëmarrjes – Ja sa kanë votuar deri tani








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 21/11/20 |
mapo.al

LSI ka raportuar shifrat parapake të pjesëmarrjes në zgjedhjet për organet e reja drejtuese.


Deri në orën 11:15 minuta, LSI raporton se kanë votuar 5435 anëtarë në të gjithë vendin.


Pjesëmarrjen më të lartë e ka Tirana me 1258 votues e ndjekur nga Fieri me 546 votues dhe Vlora me 512.



Nr. Total: 5435


Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:15
Dibra: 179
Lezha: 365
Shkodra: 361
Kukës: 107
Elbasan: 504
Berat: 347
Tirana: 1258
Fier: 546
Durrës: 457
Gjirokastër: 306
Vlorë: 512
Korçë: 495


***

Këtë të shtunë, më 21 nëntor, anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvillojnë zgjedhjet për anëtarët e Konventës Kombëtare dhe kreun e ri të partisë.

Motorat elektoralë janë ndezur në LSI, pasi synon të jetë parti e parë. Edhe dy forcat e tjera politike PD dhe PS po punojnë për të qenë të parët. Loja sapo ka filluar sot, pasi LSI po voton online, si një risi e pa ndodhur deri me tani nga parti politike.

Ndërsa më 5 dhjetor do të zgjidhet kryesia e re e partisë dhe drejtuesit.

Anëtarësia LSI brenda dhe jashtë vendit, veç votimit fizik, do të ketë mundësi që të përdorë votimin online. Në historinë e zgjedhjeve partiake, kjo është hera e parë që një forcë politike mundëson votimin online të anëtarësisë së saj. Të gjithë qytetarët që janë pjesë e kësaj force politike dhe janë regjistruar me kartë anëtarësie do të mund të regjistrohen në platformën e posaçme dhe në bazë të rregullave do të votojnë sipas dëshirës për kandidatët që preferojnë.

Lexo edhe :  Basha flet pas takimit me Di Maio: Shqipëria rrezikon një "Jo" tjetër nga BE 

Vendimi për votimin online është zgjidhja më e përshtatshme edhe për situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi. Duke pasur mundësinë e votimit online, qytetarët do të mund të shmangin radhët e gjata dhe rrezikun e pandemisë që kërcënon gjithë shqiptarët. Votimi online është një mundësi që u jepet dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Me anë të aplikacionit të sigurt, qytetarët që jetojnë në vendet e BE, në SHBA dhe kudo tjetër, nëse janë anëtarë të LSI, mund të bëhen pjesë e zgjedhjes së ekipit drejtues të kësaj force politike.

Nga ana tjetër, me votimin online LSI i është përshtatur më së miri dhe votuesve online. Sot të rinjtë që janë në parti politike bëjnë pjesë në brezin e teknologjisë dhe komunikimit online. Ndaj në vend të teserave partiake tradicionale, LSI ka zgjedhur që ta përshtasë partinë për moshën dhe epokën dixhitale.

Procesi i votimit dhe numërimit online zhvillohet në bazë të standardeve më të zhvilluara të partive të vendeve të BE. Silva Caka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në LSI ka sqaruar se votimi do të jetë i hapur sot më datën 21 nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Ajo theksoi se votimi online do të kryhet me anë të aplikacionit “Join LSI”. Ndërsa, veç votimit online, në degët e partisë do të funksionojë edhe votimi tradicional.


Etiketa: , ,

Pas