Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

LSI pa grup parlamentar, Mehmetaj: Nuk i kemi kërkuar deputetë PD-së

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

E ftuar në ABC News, nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur mbi zhvillimet e fundit dhe nisjen e sesionit të ri Parlamentar. Ajo sqaroi arsyet pse LSI zgjodhi të mos krijonte një grup parlamentar, pasi sipas Mehmetajt kjo nuk e pengon atë që të bëjë një opozitë të fortë përballë Edi Ramës.

Mehmetaj tha se LSI nuk ka kërkuar nga PD deputetë për të formuar grupin parlamentar, jo vetëm aktualisht por edhe përpara zgjedhjeve, ku kërkesa e vetme dhe pika që e bashkonte LSI dhe PD ka qenë mos tradhtimi i kauzës opozitare.



A jeni më në aleancë me Partinë Demokratike?
Aleanca në kushtet e të qenurit në opozitë nuk përbën ndonjë term specifik në vetvete. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi me këdo që është përballë Edi Ramës dhe qeverisjes që ai ka. Opozita është kushdo që është përballë Edi Ramës dhe modelit të tij qeverisës dhe bëmave të tij në qeverisje. LSI është sot në opozitë, në një opozitë shumë të fortë e bindur për rrugën që ajo do të ndjekë dhe mënyrën si do të përballet qoftë në institucionin e parlamentit por po ashtu edhe jashtë këtij institucioni ku patjetër të gjitha strukturat tona dhe përfaqësuesit tanë do të jenë në krye të detyrës.

I keni kërkuar PD-së deputetë për të plotësuar grupin apo është një vendim i LSI për të mos pasur grup parlamentar?
LSI nuk i ka kërkuar PD deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Ne jemi futur në Parlament me 4 mandate si rezultat i kodit zgjedhor, pavarësisht se përfaqësimi ynë duhet të ishte shumë më tepër sesa kaq, nisur nga votat që kemi marrë në zgjedhjet e fundit. Megjithatë, ne gjykojmë që për të bërë opozitë në Parlament qoftë edhe për të përdorur të gjithë instrumentat që të ofron parlamenti nuk është domosdoshmëri për të pasur një grup parlamentar. Edhe një deputet i vetëm dhe jo më katër prej tyre, mund të ngrenë kauza, mund të zhvillojnë opozitë, mund të marrin nisma parlamentare dhe mund të bëjnë një punë më të madhe sesa një grup që mund të ketë 50, 60 apo më tepër deputetë.

Nuk jemi një në situatë kur PD nuk ka vendosur apo nuk ka dashur që të na japë ne deputetë, por LSI nuk i ka kërkuar PD për të pasur deputetë ekstra që nuk janë tanët për të krijuar grupin. Siç përfitoj nga rasti për ta theksuar, LSI edhe përpara zgjedhjeve nuk i ka kërkuar PD apo dhe kryetarit Lulzim Basha përfaqësues në lista, lista deputetësh apo pozicione qeverie në të ardhmen. Ne kemi vazhduar, kemi qenë të bindur dhe i kemi thënë Bashës dhe PD që ne qëndrojmë së bashku opozitarë dhe për ne ka vetëm një pikë që na bashkon, ajo është që të mos tradhëtojmë kauzën opozitare qoftë kjo për interesa të Edi Ramës apo për interesa të tjera. Në këtë pikë, LSI në asnjë rast nuk e ka tradhtuar qëndrimin e saj opozitar dhe ajo që u kuptua në përfundim të zgjedhjeve dhe me ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, LSI ishte më e prekura për shkak që mori votën por nuk arriti të përfaqësohej maksimalisht.

Tags: grupi parlamentarkauza opozitareKejdi MehmetajLSIPDtradhtia

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Procedimi për të rinjtë protestues, një tjetër reagim nga LSI: Ishte urdhër i Ramës

LSI-Bashës: Mos tradhto kauzën opozitare për interesa personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In