Aktualitet

LSI prezanton programin, Kryemadhi: Punësimi, prioritet i panegociueshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 25/01/21 |
mapo.al

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, ndërkohë që më pak se 90 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.



Monika Kryemadhi tha se fokusi i programit është ekonomia: punësimi me paga të larta, angazhimi në tregun e punës i të rinjve dhe profesionistëve.


Kryetarja e LSI-së gjithashtu u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.




“Në këto 4 vite, shqiptarët jetojnë më keq se më parë. Të rinjtë kanë humbur shpresën, ndaj sot lind nevoja për besim dhe ngjallje të shpresës. Kjo mund të arrihet vetëm me një program të qartë. Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta. Është koha për ndryshim. Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin.



Lexo edhe :  Biznesi i Ndraghetës me qeverinë Rama – PD: SPAK të nisë hetimin!

Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociueshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesin dhe shtetin” – tha Kryemadhi.


25


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas