Aktualitet

LSI Tiranë, Bixha i kujton Veliajt tre kërkesat: Ke detyrime ndaj qytetarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:56 - 13/01/21 |
mapo.al

Zv, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Eriona Bixha ka reaguar ndaj daljes për mediat sot të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në njësinë nr. 9 të kryeqytetit.



Bixha i kujton Veliajt tre kërkesat që i janë formuluar bashkisë me 2016 nga këshilltarët e LSI, për njësinë në fjalë, duke theksuar se kryebashkiaku ka detyrime të mëdha ndaj qytetarëve.


Statusi i Eriona Bixhës:



Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administrative nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale (ku dielli lind në perëndim), duke harruar që Tirana e vërtetë është ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj.



Si ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltarëve të LSI-së ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë.


Të kujtoj, që më datë 26.12.2015 në paketën e propozimeve të grupit të këshilltarëve të LSI-së për buxhetin e 2016, konkretisht për Njësinë Administrative nr. 9 kemi kërkuar zgjidhjen e 3 problemeve kryesore:

Lexo edhe :  Abuzoi seksualisht me ish-të dashurën - Arrestohet 30 vjeçari në Tiranë (EMRI)

1- pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza bllokimi i të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme.
Fatkeqësisht, ende banorët e zonës së “Don Boskos” vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.
2- ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
Një kërkesë e vazhdueshme e bërë në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente për banorët e zonës informale. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për këtë zonë, që fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigande pallatesh duke i “marrë frymën”.
3- pika e tretë në kërkesën e sipërpërmendur është: rregullimi i infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe me keq.
Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. “Pirro Naçe”, Rr. “Andrea Themeli”, Rr. “Ali Kukaleshi” etj.
Edhe diçka të fundit dua të të kujtoj Erion Veliaj, që banorët e ” Bulevardit të Ri” të nxjerrë me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre ende pa u gdhirë, në Lotin e 3, enden rrugëve të Tiranës ende pa marrë dëmshpërblimin e pronës.
Detyrimi që ke ndaj qytetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhjeve, por shërbeju me dinjitet dhe seriozitet.


Etiketa: , ,

Pas