Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë një vlerësim nga Këshilli i Bashkisë së Librazhdit.
Me unanimitet, ai është shpallur Qytetar Nderi. Në motivacion, Lu vlerësohet që foli troç dhe shqip.
NJOFTIMI ZYRTAR
Këshilli i Bashkisë Librazhd me unanimitet të plotë të të gjitha partive politike i jep Shkëlqesisë së Tij Ambasador i Shteteve të Bashkuara Të Amerikës Zotit Donald Lu titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit” me motivacionin:
“Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.