Aktualitet

“Luajte me mua”, Basha-Ramës: Do hetojmë edhe llumin e qeverisjes së PD-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 14/10/21 |
mapo.al

Lulzim Basha u shpreh në Kuvend se komisioni i inceneratorëve do t’i hetojë të gjithë, madje shtoi ai “edhe llumin dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë”, duke rikthyer deklaratën e pak ditëve më parë gjatë mbledhjes grupit të PD-së që shkaktoi edhe përplasjen me Flamur Nokën.






“Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dongu, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty, nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë.


Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak, nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi ti greposh e ti gradosh për ti hedhur kundër opozitës?” tha Basha.

Lexo edhe :  Kriza energjetike, Rama prezanton planin e Qeverisë






Duke iu drejtuar Edi Ramës, Basha tha më tej se 4 vitet e para të opozitës ishte i ri dhe nuk i kishte kuptuar truket e tij, por tashmë kjo situatë ka ndryshuar.




“Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua, por tani ti ka mësuar gjithë bota. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër.



Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja” deklaroi ai.

1


Etiketa: , , , ,

Pas