Aktualitet

Luan Rama në krah të Kryemadhit në Vlorë: Janë përpjekur të na përçajnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 17/04/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur këtë të shtunë në Vlorë në krah të Luan Ramës, kandidati që mban nr. 1 në listat e kësaj force politike në këtë qark.






Ka qenë pikërisht Luan Rama që mbajti fjalën hyrëse të takimit elektoral, ku theksoi se “sot jemi të gjithë bashkë për fitoren e LSI”-së, duke hedhur poshtë aludimet për përçarje brenda partisë.


“Vlora e bukur! Vlora e zemrës së Shqipërisë është sot këtu e gjitha e bashkuar, nën flamurin e Shqipërisë. E nderuar kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi, mirë se ke ardhur në Vlorë! Ne jemi sot të gjithë bashkë, me zemër dhe me shpirt të vendosur për fitoren e LSI-së. Unë jam padyshim më i emocionuari nga të gjithë. Jam shumë i respektuar dhe i nderuar që jam sot bashkë me ju. Për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshme, me pasion e vendosmëri, që kemi bërë së bashku në 7 muaj për ta ringritur LSI-në nga e para me djem e vajza të mrekullueshëm të Vlorës. Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista është mishërimi i kohezionit shoqëror, i vlerave qytetare, i pasurisë intelektuale, dhe mbi të gjitha i pasionit për t’i shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, vetëm me synimin që Shqipëria është e para, Shqipëria është shtëpia juaj, shtëpia është shtëpia jonë. Jam njëri nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e kandidatëve të LSI”, tha Luan Rama.

Lexo edhe :  Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, SHBA do t'ju mbështesë




Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, theksoi ai.



“Është partia e zemrave, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit evreopian, për ta bërë Shqipërinë atë, që nën thirrjen e “duam Shqipërinë si Evropa” u bënë bashkë e rrëzuan diktaturën do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes , shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqiperisë”, tha kandidati nr. 1 në listën e LSI.



Sjellim në vëmendje që së fundmi ka pasur aludime për një përplasje në radhët e LSI-së, ku ishte i përfshirë edhe Luan Rama. Vetë kryeministri Rama u shpreh gjatë një interviste televizive se Ilir Meta e ka “pushkatuar” politikisht kandidatin për deputet.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas