Luana Vjollca po numëron suksese të njëpasnjëshme.
Para disa ditësh ajo ka pozuar për revistën turke ‘Modda Turkey’, gjatë të cilës ka folur dhe për jetën e saj në të dyja sferat, private dhe profesionale.
View this post on Instagram
So excited to share cover & exclusive interview for Turkey Magazine @modda_turkey May 2020 Issue ✨✨✨
Pyetjes se çfarë do të thotë muzika për të, Luana i është përgjigjur duke thënë se me muzikë mundohet që në një mënyrë të realizoj ëndrrën e saj edhe të ëmës.
Mamaja e moderatores kishte qenë një këngëtare shumë e mirë por për shkak të rrethanave në atë kohë ajo nuk mundi të luftoj për ëndrrën e saj.
“Siç e kam thënë muzika është pasioni im, por më shumë se kaq është pasioni i nënës sime. Ajo ka qenë një këngëtare e shkëlqyer por koha dhe rrethanat e kanë bërë të pamundur ndjekjen e ëndrrës. Kështu mendoj se me këndim jam duke realizuar ëndrrën tonë për ne të dyja”.