Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca bëri një ndryshim drastik në pamje në ditën e Pashkëve.
Ajo leu flokët në ngjyrë portokalli, duke marrë kështu një pamje ndryshe nga ajo e zakonshmja prej biondeje.
Këto ditë, ajo është zhvendosur në Prishtinë, ku ka realizuar dhe fotot e fundit.
Vjollca pozoi e veshur me një fustan të zi të gjatë, me një prerje anash, duke vënë kështu në pah këmbët atraktive.
Në njërën prej fotografive, Luana gjithashtu ekspozoi pak nga tatuazhi i saj në zonën intime.
“Flokët e kuqe janë të rrezikshme”, shkroi këngëtarja dhe moderatorja në mbishkrimin e këtyre fotografive.
View this post on Instagram
Luana është shumë e komentuar për paraqitjet e tilla në rrjetet sociale, ku ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës.