Këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca, është një ndër figurat më të komentuara në median rozë.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar fotografi dhe video nga përditshmëria dhe projektet muzikore.
Foto e fundit në llogarinë e saj në Instagram janë pjesë e fotosesionit që Luana ka kryer për një revistë në Turqi.
Moderatorja ka marrë poza mjaft tërheqëse, e veshur në një këmishë të bardhë dhe xhinse të shqyera. “E keqe por me zemër të mirë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.