Luana Vjollca nuk di të ndalet. Sukseset e moderatores po dalin dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë. Ajo vetëm pak ditë më parë u shpërblye me çmim nga ‘Golden Panther Aëard’, eveniment ky që nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.
Ndërsa, Luana së fundmi përmes një postimi të ndarë në Instagram tregoi se ka pozuar dhe ka dhënë një intervistë rreth jetës dhe karrierës për revistën turke “Modda Turkey”. Për paraqitjen e saj në kopertinën e kësaj reviste të njohur turke, Luana ka përzgjedhur një stil të ri flokësh, teksa shfaqet me flokë të shkurta dhe balluke.
View this post on Instagram
So excited to share cover & exclusive interview for Turkey Magazine @modda_turkey May 2020 Issue ✨✨✨
“Shumë e emocionuar të ndaj kopertinën&revistën ekskluzive për revistën turke ‘Modda Turkey’”, ka shkruar krahas lajmit moderatorja.
Etiketa: Luana Vjollca, revista Modda Turkey