Luana Vjollca zbuloi mbrëmjen e djeshme se është momentalisht duke punuar për një projekt të ri muzikor, që mesa duket do të jetë bashkëpunim.
Moderatorja nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me këtë projekt, por Fifi ka publikuar së fundmi një foto në “Instagram” ku shfaqet pranë saj. Krahas fotografisë, këngëtarja kosovare ka shkruar: “Çfarë po ndodh mes këtyre të dyjave?”
Janë pikërisht këto dy të dhëna që na shtyjnë të mendojmë se Luana do të vijë në tregun muzikor me një bashkëpunim me Fifin.
Po të rikthehemi pas në kohë, në një nga puntatat e emisionit “Shiko kush luan”, këngëtaret treguan se mund të kishin një projekt të përbashkët. Mesa duket, ka ardhur koha!