Friday, June 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lubonja: Berisha ra viktimë e asaj që inauguroi me Fatos Nanon

by mapo.al
23/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se politika shqiptare nuk duhet të merret sot me largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, apo me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

Për analistin Lubonja, problemi kryesor sot në Shqipëri është largimi nga vendi i 60 mijë fëmijëve, duke theksuar se është skandal të mos merresh me këtë çështje.

Për t’ju rikthyer çështjes së shumë përfolur për largimin e Berishës, Lubonja tha se ky i fundit ra viktimë e asaj që inauguroi me Fatos Nanon.

“Çështja për mua sot është, kemi një vend që ka njëmijë probleme, që ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, dhe një qeveri që është mbështetëse e mafies, që po pastron paratë e pista. Në vend që ne të merremi me këtë çështje, që është primare, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane.

Unë shoh një parti, mazhorancën, që është parti që ka ndërtuar sistemin e korrupsionit dhe që vazhdon të fuqizohet, deri në atë pikë sa ka hyrë dhe krimi në Parlament dhe ka kapur shtetin. Këtu problemi është se a kemi ne një opozitë kundër kësaj mazhorance, apo lufta ndaj korrupsionit është thjesht mjet për pushtet për të eliminuar kundërshtarin. Më 2011, Edi Rama në opozitë nxori videon, ku dilte i korruptuar Ilir Meta.

U vërsulën njerëzit për të djegur kryeministrinë, por pas dy vitesh, më 2013, kur u bashkua me Ilir Metën, tha se këtu nuk është problem personash, por sistemi. Bashkëpunoi katër vite me Ilir Metën, pastaj e merr timon e drejton vetë dhe na ka sjellë në këtë gjendje ku jemi.

Këtu kemi të bëjmë me përdorim të korrupsionit për luftë për pushtet. Është skandal që askush nuk flet për ata 60 mijë fëmijë që po ikin, por merren me fëmijët. Unë mendoj se problemi i vërtetë duhet të jenë këto 60 mijë fëmijë, që po ikin nga vendi.

Të mos flasësh për këtë, por të merresh me Berishën, do të thotë t’i shërbesh këtij sistemi, berishizmit. Kemi ndërtuar një sistem korrupsioni, ku çdokujt mund t’i gjesh një gjë ta kapësh. Berisha ka rënë viktimë e berishizmit, si formë që inauguroi me Fatos Nanon, dhe tani po e pëson vetë”, tha analisti Lubonja.

Tags: Berishalubonjareagime

JU SUGJEROJME

Meta: Për të krijuar një rrugë evropiane për Ballkanin Perëndimor, kemi nevojë për një udhëheqje euroatlantike
Politika

Meta: Për të krijuar një rrugë evropiane për Ballkanin Perëndimor, kemi nevojë për një udhëheqje euroatlantike

17/06/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë

17/06/2022
39-vjeçari gjendet i pajetë në dhomën e një hoteli në Tiranë
Aktualitet

Tronditëse në Tiranë / 47-vjeçarja hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

17/06/2022
Lija e majmunit mbërrin edhe në Serbi, konfirmohet rasti i parë
Bota

Lija e majmunit mbërrin edhe në Serbi, konfirmohet rasti i parë

17/06/2022
Next Post
Noka zbulon “profecinë” e Berishës në mbledhjen kur u vendos djegia e mandateve

Noka zbulon “profecinë” e Berishës në mbledhjen kur u vendos djegia e mandateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meta: Për të krijuar një rrugë evropiane për Ballkanin Perëndimor, kemi nevojë për një udhëheqje euroatlantike
  • Noizy ironizon tre këngëtarët e njohur: .“Mos harroni diçka…trending nuk blihet”
  • Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
  • Beniada tregon arsyen pse u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Itali
  • Tronditëse në Tiranë / 47-vjeçarja hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In