Aktualitet

Lubonja: Di raste konkrete, shefat poshtërojnë vartësit në administratë, por ata ikin e heshtin






               Publikuar në : 18:55 - 11/02/19 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot se rasti i Malësisë së Madhe ku një polic u kap duke kërkuar favore seksuale nga një adoleshente është maja e ajsbergut. Sipas tij, ka raste më të rënda në administrate.


“Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, deklaroi Lubonja në studion e News 24.

Bashkengjitur
I dërgonte 15-vjeçares foto dhe video nudo, arrestohet polici në Malësinë e Madhe


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas