Aktualitet

Lubonja: E vështirë për Ramën të prishë marrëveshjen e dakordësuar nga ndërkombëtarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 07/07/20 |
mapo.al

Në Rubrikën “Opinion” të News24 analisti Fatos Lubonja ka folur për çështjen e njoftimit nga Gjykata Speciale në Kosovë për të fortët e politikës siç thotë ai, për ngjarjen e fundit të vetëflijimit në familjen Josifi dhe për çështjet e fundit të politikës në Shqipëri.


Lubonja e sheh në favor të shoqërisë së Kosovës njoftimin e fundit të Gjykatës Speciale atje. Ai shprehet se te shtetet tona ekziston kultura e mosndëshkimit në nivele të larta të politikës. Në Kosovë është e vështirë që të gjenden funksionarë të drejtësisë për të marrë në akuzë dhe për të gjykuar të fortët e politikës. Ai shtoi se edhe në Serbi është bërë një gjykatë speciale por për nivelin e dytë të krimeve që janë kryer atje.


Në lidhje me marrëveshjen e Washingtonit Lubonja sheh se ajo bashkonte dy gjëra. E para është ndyshimi i kufijve, dhe aministia ndaj krimeve të luftës. Të cilat në fund të fundit nuk janë në favor të shoqërisë në Kosovë.


I pyetur për flijimin në familjen Josifi, Lubonja shprehet se ne e kemi thjeshtuar dhe e kemi bërë si skandal dhe se ai e mendon ndyshe këtë histori. Janë raste ekstreme që ndodhin zakonisht në të gjithë botën. Ai shprehet se nuk mendon se kjo do të bëhet virusale në Shqiperi, pasi shqiptarët nuk dallohen për besim të theksuar. Dhe fetë e ndalojnë vetëvrasjen. Ndërsa sot përditë nga kultura e ndërtimit të pasurimit nëpërmjet krimit ndodhin vrasje në shkallë alarmante. Kjo është më problematike në Shqipëri, thotë Lubonja.


I pyetur për situatën politike Lubonja shprehet se kryeministri Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhejve, ndaj gjen këto manovra për të ndryshuar rregullat. Sipas tij, kësaj here ai e ka të vështirë të prishë marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët.

“Zgjedhjet, Covid, ekonomia ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës. Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij, një nga format është ndryshimi në rregullat e zgjedhjeve që nuk do të tolerojë.

Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”,- tha ai.



CLOSE
CLOSE
Pas