Aktualitet

Lubonja i përgjigjet Ramës: I referohem specialistëve, ti bërë epidemiologun më 12 mars





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 04/04/20 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar në distancë diskutimit që pati dje kryeministri Edi Rama me gazetarin Arian Cani, teksa ishte në një lidhje skype për emisionin ‘Zonë e Lirë’. Rama dje deklaroi se nuk mund të fliste për ecurinë e koronavirusit, pasi nuk ishte specialist dhe se nuk mund të bënte si analisti Lubonja.


Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Lubonja iu përgjigj Ramës se sa herë që ka folur në lidhje me situatën që ka shkaktuar deri më tani koranvirusi, i është referuar specialistëve të ndryshëm. Analisti në replikë me kryeministrin, pohon se nuk ka bërë si ky i fundit që në 12 mars bëri si epidemiolog dhe virolog duke deklaruar se “karantina nuk e pengon përhapjen e virusit”.


MESAZHI I LUBONJËS


Edi Rama, i pyetur nga Arjan Cani mbi ecurinë e coronavirusit në javën e ardhshme u përgjigj se nuk mund të jepte përgjigje, se këtë e dinë specialistët, e se s’donte të bënte si Fatos Lubonja që flet për gjithshka.


I përgjigjem Edi Ramës se sa herë kam folur për koronavirusit i jam referuar specialistëve të ndryshëm, (duke venë në dukje madje edhe kontradiktat midis tyre) e nuk kam bërë si ai që në 12 mars ka bërë epidemiologun dhe virologun duke deklaruar se karantina nuk e pengon përhapjen e virusit.

Do të ishte mirë që kjo përgjigje të ishte shenjë se vërtet Kryeministri ynë ka reflektuar për atë se duhen dëgjuar edhe specialistët për vendimet që merr, por kam frikë se kjo ishte thjesht një batutë për të denigruar një gazetar, e se ai do vazhdojë të marrë vendime në emër interesash të tjera nga ai i qytetarëve (jo vetëm përsa i përket krizës dramatike të koronavirusit) duke shpërfillur sa interesat e qytetarëve edhe opinionet e mediave apo specialistëve që flasin në emër të interesave të tyre.


Etiketa: ,

Pas