Kryesore

Lubonja ka dy fjalë për Patozin dhe Blushin







               Publikuar në : 22:46 - 25/04/19 |
mapo.al

Fatos Lubonja tha sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk është kundër që ti bëhet opozitë opozitës, por duke u ndalur në rastin e Patozit, ai u shpreh se si ka mundësi që nuk ka një qendrim të qartë për Edi Ramën, që është prej 6 vitesh shkaktari i kësaj gjendje ku jemi sot.


Sipas Lubonjës, edhe nëse është nisur nga qëllime të mira e të ndershme, momenti nuk është i tillë. Duke përdorur termin “teatër”, Lubonja përmendi edhe rastin e Ben Blushit. “E mbani mend Ben Blushin”- tha analisti – “qe fliste kundër korrupsionit, kundër oligarkëve, kur ishte në Parlament, e kur kishte Librën. Ku është sot?”- pyeti Lubonja.

“Po pse, teatër paska qenë e gjitha”, u shpreh analisti, në emisionin “Të Paeskpozuarit”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas