Analisti Fatos Lubonja duke folur në studion e “News 24” tha se opozita e ka betejën të vështirë pasi kjo është një diktaturë sui-generis në mes të Europës. Sipas tij “me 30 qershorin Rama po kalon pragun, dhe po intalon de facto diktaturën. Se sa do ta mbajë, 1 muaj, 3 muaj, 10 vjet, nuk dihet. E sigurt është që fundin do ta ketë si diktator”.
Analiza e plotë e Lubonjës për situatën politike ku ndodhemi sot:
“Detashmentët e prokurorisë dhe policisë janë të gjithë të rreshtuar për të mbrojtur regjimin e krimit.
Dibra ishte prova e paekuivok e grabitjes së votës. Pas kësaj prove që duhet të vinte të gjithë në lëvizje, Kryeministri thotë do ndalojmë daljen jashtë vendit të atyre që kryejne krim zgjedhor. Por a ka krim më të madh se ato përgjime?
Opozita ka bërë mjaft përsa i përket denoncimit. Të denoncosh të zbulosh krime nuk është e mjaftueshme.
Opozita nuk është në pozicion të lehtë. Duhet të ngrihet gjithë populli shqiptar. Ky regjim duhet të rrëzohet sepses s’ka mjete të tjera. Me cilat institucione; me prokurorinë e Arta Markut, me mediat e kapura. Me kë? Me Komisonin Zgjedhor?!
Presindeti që tha fjalën e vet por këta thonë do ta shkarkojmë…
Me kë do ta luftosh?
Ose do ta rrëzosh ose do të presesh më durim derisa te degradojë vete. Por forma institucionale nuk ka…
Opozita duhet të mobilizojë njerëz, intelektualët, sepse kjo është një diktaturë sui-generis në mes të Europës. Ne fillim une mendoja se ishte i nxituar vendimi per te ikur nga Parlamenti, por me keto qe dolen nga Dibra, opozita del se ka pasur te drejte.
Me 30 qershorin, Rama po kalon pragun, dhe po intalon de-facto diktaturën. Se sa do ta mbajë, 1 muaj, 3 muaj, 10 vjet, nuk dihet. E sigurt është që fundin do ta ketë si diktator.
Tani çështja është çfarë do të bëjnë shqiptarët, jo çdo bëjë opozita. Se Lulzim Basha mund të thotë një ditë, une kaq munda të bëj dhe ikën për Holandë sepse nuk mundem më.
Shqiptarët çfarë do bëjnë? Si do ta zgjidhin? Apo duke ikur të gjithë…
U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të distancohen nga këto krime dhe të bashkohen për rrëzimin e diktaturës. Keto jane shenjat si ne pushtetin e Enver Hoxhes qe denonte ata qe thonin te verteten. Edhe ketu po instalohet pushteti qe denon, qe ndeshkon denoncuesit e krimit, dhe jo ata qe kryejne krimet”.
Këshilla e Lubonjës për Metën:
“Presidentin është duke e ngrënë ujku. Rruga që duhet të ndjekë është ta lërë Presidencën dhe të marrë LSI. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej”, u shpreh Lubonja.
E fundit qe te thirr ty z.Lubonja Them se jo i ke falur te shkuarat qe te bene ish Komunizmi Por me sa shoh e paske pasur Hak ,dhe shoh se je tulatur si foshnje i plakur Kur thua se i bej thirrje presidentit qe te lere detyren e te marre L.S.I.-ne serish ,them je burre Kulac A e din ti kush eshte Ilir Meta ,Nje Komunist i lindur e rritur ne Skraparin e ish KOMUNIZMIT .Por me sa shoh te ka humbur Memoria dhe Dinjiteti Ilir Meta nje cope burre qe erdhi pa breke dhe hyri ne koalicion me Sali Berishen nje plak sot i matufosur .por do e paguaje gjithcka qe i beri asaj Demokracie A e kupton ti fjelen or thelbin Democracy ,Qe u shit dhe u tradhetua nga Sali Berisha dhe Lulezin Basha ,Populli u besoi ketyre morrave demokrate dhe cndolli Vjellje ,Toka ,Troje Breg Deti Miliona Dollare ,dhe se fundi si demokrat te ndershem Vollen tere Floririn e Krrabes ,Sollen urrejtje Veri -Jug Jo me ,Ti ke rreshkitur nga TRUTE dhe ben analiza te mbrosh KOMUNIZMIN ,Je nje fare Miu i strukur nbrapa tulles se KOMUNIZMIT. Fundi eshte afer per to .Kush do e pesoi si diktator Sala ,Meta ,Basha .Monika