Kryesore

Lubonja: Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, por emrat e oligarkëve nuk dilnin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 24/09/18 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike për “Çlirimin e Ekonomisë” nga krimi.


Sipas Lubonjës, kjo lëvizje i duket pozitive, pasi është mënyra për t’i treguar kryeministrit se nuk mund të vendosë ai për çdo gjë.



I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, analisti tha se Rama ka një mbështetje të fortë nga oligarkët.


Sipas të tij, këta janë bërë aq të fuqishëm sa përdorin politikanët si kukulla e maskë për t’u fshehur,

Fillimisht më duket pozitive, se nuk është Edi Rama ai që mund të vendosë për çdo gjë, por ai e bën këtë falë një mbështetjeje të fortë që vjen nga paratë. Sistemi e ka bërë të rrezikshëm personin. Për çlirimin nga e keqja duhet goditur sistemi. Është e rëndësishme që njerëzit e dinë të keqen. Është një gjë që nesër ja kërkon edhe pse zhgënjehesh. Më përpara përdoreshin vetëm emrat Nano, Berisha, Rama, Meta, po emrat e oligarkëve nuk dilnin. Këto janë kukulla, s’mund të ketë pushtet pa oligarkët. Shqipëria vend i vogël dhe e keqja nuk fshihet dot. S’bëhet fjalë vetëm për personin e keq, por për sistemin e keq që ka marrë personin përsipër, si kukull. Por duhen gjetur instrumentat që si do shkatërrohet ky sistem. Ky është hap tjetër që opozita duhet ta dijë qartazi,” tha Lubonja.

PD kërkon Vettingun politik

“Nuk është çështje e një vettingu politik, por e një sistemi të tërë. Kush nuk e do që politikanët të jenë të kontrolluar, por sistemi është si t’i kontrollosh kur këta kanë pushtetin? Rama nuk ka frikë, sepse nuk ka juristë që të thotë që këtu ka shkelje kushtetuese. Të gjithë janë të kapur nga ky sistem, se këta oligarkët s’kanë as meritë, se s’kanë sjellë asgjë. Këta vetëm pastrojnë paratë e drogës”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas