Kryesore

Lubonja: Nëse vepron SPAK për kallëzimin ndaj Ballës, tërhiqem nga kritikat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 25/02/21 |
mapo.al

Pasi u njoh sonte në Real Story, me kallëzimin që ka bërë Gazment Bardhi ndaj Taulant Ballës, për kërcënimet që u bëhen qytetarëve në Elbasan me ndihmën ekonomike, në këmbim të votës, Fatos Lubonja e solli debatin tek reforma në drejtësi.





Analisti është i njohur për qendrimet e tij kritike ndaj produktit që erdhi nga reforma në drejtësi dhe gjithnjë është shprehur se institucionet, prokuroria dhe gjykatat janë nën kontrollin e Edi Ramës.


Por, Lubonja u shpreh, se nëse SPAK do të veprojë ndaj këtij kallëzimi, ndaj krimit elektoral të Ballës në Elbasan, ai do të tërhiqet nga qendrimet e tij kritike.




Bardhi solli sonte në debat një rast konkret se si, shtabi i Taulant Ballës telefonon personat që janë në listën e ndihmës ekonomike, dhe në një rast i kërcënon me heqje nga skema nëse nuk votojnë PS-në, dhe në rastin tjetër, ua kujton se dyfishimi deri në qershor, që është një manovër elektorale, është pikërisht një vepër e drejtuesit politik të rilindjes, në Elbasan.

Lexo edhe :  Komuniteti Mysliman: Shitja e blerja e votës, përçmim për dinjitetin njerëzor

LEXO EDHE:


“Kërcënon qytetarët për ndihmën ekonomike” – Bardhi: Kallëzova në SPAK, Ballën

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas