Analisti Fatos Lubonja duke u ndalur tek 15 kushtet e sanksionuara nga Parlamenti Europian për Shqipërinë, bëri një deklaratë të fortë kur tha se i ka kuptuar mirë ato, dhe se nëse do të realizoheshin, këta do të ishin të gjithë në burg.
Përballë, në emisionin Real Story, kishte Ditmir Bushatin, për të cilin Lubonja tha se mbase jo ai, pra ish-ministri, edhe pse shtoi se duhet parë se cfarë mund të ketë bërë ai në Shkodër gjatë zgjedhjeve.
Vendimet për vendin, shtoi Lubonja, i merr Rama në ato tavolinat me oligarkët.
Analisti tha se qeveria nuk e do në të vërtetë Europën. Ai shprehu dëshpërimin se brenda mazhorancës të gjithë po mbyllin sytë dhe gojën, duke parë interesin dhe karrieren vetiake.