Aktualitet

Lubonja: Rama çdo ditë zgjohet me idenë si të mashtrojë shqiptarët






               Publikuar në : 19:52 - 22/07/19 |
mapo.al

Analisti i njohur Fatos Lubonja i ftuar në ‘News 24’, tha se kryeministri Edi Rama çdo mëngjes zgjohet me mendimin për të gjetur mashtrimin e radhës për shqiptarët për interesa të tij. Në këtë kuptim, Lubonja thotë se nuk i duhej besuar edhe për reformën në drejtësi.


“Një nga armiqtë e fundit të shqiptarëve është reforma në drejtësi. Unë nuk bëj pjesë tek ata që për konformizëm me ndërkombëtarët, me një ide të propaganduar që reforma në drejtësi do të na shpëtojë kam qenë gjithmonë kundra kësaj ideje për dy arsye parimore. E para, në Shqipëri por jo vetëm nuk ka mjaftuar një drejtësi për të luftuar korrupsionin, por duhet të ecet në një flotë.

Nuk duhet që drejtësia të ecë në një drejtim dhe të gjitha ‘anijet’ e tjera në drejtim të kundërt. Kjo presupozohet që i tërheq këto. Mjafton të kujtoj faktin që Italia bëri të famshme ‘Tangentopoli’ në vitet 1991-92 që e ka shumë më të pavarur drejtësinë, edhe ashtu, megjithatë erdhi Berluskoni dhe sot korrupsioni në Itali është një nga problemet më të mëdha.

Pra, është një proces kompleks në parim. E dyta, nuk mund në asnjë moment t’i besoje reformave të Edi Ramës për një arsye shumë të thjeshtë; ky njeri të gjitha ato ‘reforma’ që ka bërë kanë qenë jo për të forcuar institucione, por se si të kapë më shumë pushtet dhe të kontrollojë institucionet.

Gjatë gjithë karrierës politike të Ramës. Unë kam përvoja personale, mos të hyjmë tek reformat në Ministrinë e Kulturës. Veprim që ka bërë me idenë reforma, duke nisur që nga reforma standard privatizimi, fshihni kapje, forcim të oligarkisë që bashkë me Ramën ka shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Mjafton t’u kujtoj që edhe parullat kthim në identitet, që e filloi gjithë fushatën i ktheu…shikoni çfarë i ka bërë Tiranës sot, në masakrimin e çdo lloj identiteti. Është një politikan që zgjohet dhe mendon që shqiptarëve t’u gjejë mashtrimin e radhës se si t’ua bëjë të keqen për interesa e tija dhe të grupit.

Në këtë aspekt është edhe reforma në drejtësi. Nga një drejtësi që kontrollohej nga tre parti u bë një drejtësi që kontrollet nga një parti. Ideja që thotë Rama thotë janë armiqtë e saj, e vetmja alibi që ka Rama për të eliminuar opozitën dhe për të thënë që këta janë të këqij dhe unë jam i mirë, thotë se këta kanë frikë nga reforma në drejtësi sepse do t’i fusë në burg. Pra, përdoret si instrument. Është realizimi i asaj që ka pasur qëllim që në fillim, kapjen e reformës në drejtësi.

Kjo që ndodh me Teatrin, nuk është pa lidhje me reformën në drejtësi. Një veprim krejtësisht i paligjshëm, krejtësisht i padrejtë, dhe antikushtetues ka qenë privatizimi, dhënia e Fushës për të shembur teatrin. Ky shkatërrim i teatrit është një demaskim i qëllimeve që dikujt që pretendon se po bën drejtësi. Është për fat të keq, vazhdimi i degradimit dhe degjenerimit të këtij sistemi.

Unë nuk i shikoj thjesht si paranojat dhe dëliri i një të çmenduri siç thonë për kryeministrin që do të bëjë kulla. Këtu është një sistem që ka degjeneruar, që në një far mënyre punon për qëllimet e veta dhe ky është njeriu që merr përsipër për Fushat, për malin dhe për të gjithë këta njerëz të papërgjegjshëm që të shkatërrojnë Shqipërinë, kujtesën për qëllime individuale për të mirën publike. Ky nuk heq dorë nga ky projekt sepse nuk heq dorë gjithë kjo kastë banditësh që pasurohen në këtë mënyrë.

Ky grupim njerëzish të babëzitur që nuk kanë vizion për të ardhmen kanë përdorur të gjitha metodat për të dobësuar, injoruar, frikësuar të gjithë rezistencën e mundshme. Fillimisht ishin shumë, i bleu, i mori, u pakësuan njerëzit. Aty duhet të ishte gjithë qyteti i Tiranës. Komuniteti është shkatërruar prej 30 vjetësh. Pse i ruajnë momentet e kulturës, sepse janë simbole që ruajnë komunitetit. Ky shkatërrim që shoqërohet me ikjen e shqiptarëve që thonë se nuk bëhet ky vend hajdutësh”, u shpreh Lubonja.


Etiketa: , ,

Pas