Aktualitet

Lubonja: Rama s’do dialog, po justifikohet para ndërkombëtareve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 23/05/19 |
ro ot

Analisti Fatos Lubonja komentoi sonte letrat e Ramës ku kërkon dialog me Bashën. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, ai u shpreh se Rama në fakt nuk po kërkon dialogun, por justifikohet përpara ndërkombëtarëve. Lubonja u shpreh se gjuha e Ramës është elimunuese ndaj opozitës, ndërsa hiqet sikur do dialog.


“Rama ka projekt për eliminim e opozitës. Ai përdor një gjuhë tepër të ashpër, eliminuese ndaj opozitës dhe nuk e kuptoj sesi mund të bashkohet gjuha e dialogut me gjuhën e eliminimit. Kjo ka vetëm një kuptim. E kuptimi është se nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu është kur ulesh në mënyrë të barabartë, nëse nuk më konsideron kështu, ka vetëm imponim ose gjë false që përdoret thjesht për ndërkombëtarët.


Unë mendoj se Rama ka për qëllim që të justifikohet te ndërkombëtarët. Këtë tregoi edhe me komisionerët e PD dhe LSI. Ndërkohë që plani është eliminimi, bën sikur do dialogun. Unë s’e kam parë njëherë që të thotë ti ke të drejtë ti ore, Andi Bushati apo Fatos Lubonja, por thotë vetëm tenxhere a kazan, vetëm eliminon e nuk bashkëpunon”, tha Lubonja.




Etiketa: , , , , ,

Pas