Friday, July 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lubonja: Topalli dhe Patozi, miopë apo në shërbim të Ramës?

by mapo.al
10/11/2020
in Aktualitet, Politika
0

Edmund Burke, një nga politikanët më të njohur në historinë e Britanisë së Madhe (dhe filozof) ka lënë një thënie që vlen si mësim për të zgjedhurit dhe zgjedhësit e të gjitha kohërave:

“Kur anija batohet në njërën anë, unë nxitoj të shkoj në anën tjetër të kuvertës” (për ta ekuilibruar). Mbi bazën e këtij principi jam shprehur kundër disa partive të krijuara në prag të këtyre zgjedhjeve, duke hedhur dyshimin se janë të blera nga Rama. Le të shpjegohem.

Vlerësimi që i bëj personalisht situatës është se anija e demokracisë së re shqiptare është batuar si kurrë ndonjëherë që nga vitet dramatike ‘96-‘97 dhe rrezikon të mbytet. Me këtë batim kam parasysh Parlamentin dhe Drejtësinë e kontrolluar nga partia e Ramës, Policinë e politizuar prej saj, ekonominë e kontrolluar po nga kjo parti, lidhjen e saj me krimin e organizuar, zhdukjen e çdo pluralizmi dhe oponence në vendimmarrje, rritjen dramatike të kontrollit mbi mediat, ndryshimin e mjaft ligjeve themelore (si ai i zgjedhjeve) në mënyrë të njëanshme në favor të saj dhe jo vetëm kaq.

Në këto kushte, nëse me demokraci kuptojmë pushtetin e popullit, pra, të të gjithëve, anija e brishtë e demokracisë sonë është batuar më një anë si kurrë më parë nga pjesa/partia e Ramës dhe rrezikon të mbytet.

Të shkosh në ekstremin tjetër të kuvertës së saj, do të thotë që instinkti politik të të çojë atje për ta shpëtuar atë nga mbytja përfundimtare. Ndërsa të ndërtosh projekte politike për të ndrequr opozitën apo të deklarosh rreziqe hipotetike me ardhjen e saj në pushtet, ndërkohë që ndodhemi përpara këtij rreziku eminent, është njëlloj sikur të kërkosh të riparosh e lyesh anijen, ndërkohë që ajo po mbytet. Gjykoj se ky është pozicioni i disa partive të reja opozitare në këtë anije.

Në fakt, mua më rezultojnë dy lloje syresh. Partitë apo lëvizjet si “Vetëvendosja” apo “Nisma Thurja”, që janë krijuar prej disa kohësh nga persona që nuk kanë qenë eksponentë të PD-së, si dhe partitë krejtësisht të reja të krijuara apo në krijim e sipër nga eksponentë të PD-së. Ka disa dallime të rëndësishme në diskurset e tyre. Në themel diskursi i të parave është kundër sistemit oligarkik kriminal, për të cilin akuzojnë partitë e vjetra dhe ofrimi i tyre si alternativë, ndërkohë që në qëndrimet e përditshme aktiviteti i tyre ka goditur kryesisht qeverisjen aktuale të Edi Ramës. Për sa i përket elektoratit, ato i drejtohen një zgjedhësi potencial që mund të jetë në zonën gri, por edhe në partitë e vjetra të të dy krahëve.

Ndërsa partitë e reja të eksponentëve të PD-së, të krijuara në prag të zgjedhjeve (edhe Bindja Demokratike e Patozit u krijua në prag të zgjedhjeve lokale) kanë një diskurs tjetër. Ato thuajse nuk e godasin sistemin oligarkik kriminal që ka lulëzuar edhe në kohën kur krijuesit e tyre kanë qenë në pushtet, por e kufizojnë diskursin në fajësimin në mënyrë të baraslarguar të liderëve të partive të vjetra që, sipas tyre, duhet të largohen pasi kanë marrë peng politikën. Po ashtu, megjithëse flasin edhe kundër Ramës, duke qenë se paraqiten si alternativë opozitare, diskursin e tyre akuzator e përqendrojnë te lideri i PD-së, Lulzim Basha, që sipas tyre është “humbës”, “i korruptuar” dhe “jodemokrat”. Mesazhi i tyre qartazi u drejtohet kryesisht zgjedhësve demokratë që, sipas tyre, nuk e gjejnë më veten tek ajo parti (dhe më pak zonës gri) duke u thënë: nëse doni të fitoni, duhet të votoni për ne.

Duke iu kthyer metaforës së Burkes, në ç’pozicion të kuvertës të anijes së batuar rrezikshëm mund t’i vendosim dy llojet e partive të sipërpërmendura?

Duke pasur parasysh se Vetëvendosja e Nisma Thurja duket se janë shmangur nga zgjedhjet dhe deri tani kanë mbajtur qëndrime kryesisht kundër Ramës mund të konsiderohet se elektorati potencial i tyre ose do të presë të hyjë në lojën në një moment tjetër ose do të votojë opozitën. Duke përdorur metaforën e anijes së batuar, do të thosha se pozicioni i tyre është midis qendrës dhe ekstremit ku ndodhet opozita, PD dhe LSI. Pra, se ato do të ndikojnë sidokudo për ‘zhbatimin’ e anijes, edhe pse do ta mbajnë një pjesë të elektoratit gri pa votuar nëse nuk do ta orientojnë votën e tyre me thirrje para zgjedhjeve.

Nuk kanë të njëjtin pozicion partitë e ish eksponentëve të PD-së ose koalicioni i mundshëm i tyre, përkundrazi. Me pretendimin e baraslargimit nga dy të këqija, për sa i përket çështjes themelore të këtyre zgjedhjeve, rrezikut të demokracisë, ato e kanë vendosur veten në qendër të anijes. Kuptohet se ky pozicion, kombinuar me faktin se ata qartazi synojnë tërheqjen në qendër të votuesve të opozitës – dhe jo ata të Ramës – e dobëson kundërpeshën duke e lehtësuar mbytjen. Pra kjo vendosje, në rastin më të mirë është miopi – sepse një fitore e tretë e Ramës do të ishte mbytje e çdo mundësie të realizimit të çfarëdo projekti tjetër përveç atij autoritarist të Ramës – dhe në rastin më të keq vënie në shërbim të tij për arsye mërish apo interesash personale.

Në fakt, kjo e dyta nuk përbën ndonjë çudi, përkundrazi është rregull. Në Shqipëri, ende nuk ka lindur lloji i politikanit që i vënë përpara dilemës interesi i vendit – interesi im, të zgjedhë interesin e vendit. Dikush mund të më ironizojë në këtë pikë duke më thënë se paskam përjashtuar nga ky rregull Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Absolutisht jo! Me në krye Sali Berishën, që themeluesit e partive të reja vazhdojnë ta adhurojnë, të gjithë liderët shqiptarë të këtyre 30 vjetëve, partiakë apo kombëtarë, në shembullin e paraardhësve të tyre, kanë treguar se kur interesat e tyre kanë shkuar kundër interesave të vendit, ata nuk kanë hezituar të zgjedhin interesat e tyre.

Ajo që mund të them për Bashën dhe Metën në këtë moment është se interesat e tyre për t’i marrë pushtetin Ramës janë në një kah me interesat e vendit, pasi mund të ekuilibrojnë batimin e frikshëm që ka shkaktuar Rama. Por pa harruar të shtoj dy gjëra. Së pari, se nëse kemi ardhur deri në këtë pikë është sepse edhe ata janë sjellë sipas rregullit të mbrapshtë që përmenda. Së dyti, se ky rregull po ndikon që ata të mos angazhohen si dhe sa duhet për të krijuar një front të përbashkët për të shpëtuar nga mbytja anijen e demokracisë shqiptare.

Thënë këto, po e mbyll duke shtuar se ky shkrim është edhe një thirrje direkte për ta – dhe për të gjitha partitë e reja – se po nuk vepruan sipas mësimit që na jep Burke nesër do të jetë vonë për të gjithë; anija do të mbytet dhe nxjerrja mbi ujë e saj një ditë, s’dihet se kur, do të ketë një kosto shumë shumë më të lartë për të gjithë. /Panorama/

Tags: Astrit PatoziFatos LubonjaMonika Kryemadhi

JU SUGJEROJME

‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?
Kryesore

‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?

15/07/2022
Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’
Aktualitet

Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’

15/07/2022
“Një amnisti fiskale dhe penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!”
Politika

“Një amnisti fiskale dhe penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!”

15/07/2022
Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave
Aktualitet

Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave

15/07/2022
Next Post
Ministri gjerman: Vaksina “Pfizer” s’mund të jetë në dispozicion para tre mujorit të parë të 2021

Ministri gjerman: Vaksina “Pfizer” s’mund të jetë në dispozicion para tre mujorit të parë të 2021

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • ‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?
  • Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’
  • “Një amnisti fiskale dhe penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!”
  • Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave
  • Përkeqësohet sëmundja e Brad Pitt, nuk njeh më as prindërit e tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In