Kryesore

Lubonja vlerëson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në PD








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:26 - 03/08/20 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja ka vlerësuar sot në një analizë në studion e “News 24”, procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në PD.


Ai u shpreh se ndryshe nga viti 2017, sot kemi një përfshirje, një hapje. Shkrimtari u shpreh se veçanërisht caktimi i disa personaliteteve, që nuk i thotë “Po” shefit, në Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave, është për t’u përshëndetur.


Lubonja megjithatë tha se sërish nuk sheh që të afrohet në PD ndonjë figurë që ka ikur prej andej pse ka kontestuar politikat dhe vendimet që ka marrë kjo parti. Sërish, ai e sheh këtë çfarë po ndodh në partinë më të madhe të opozitës, si një zhvillim mjaft pozitiv krahasuar me kë kemi përballë, siç u shpreh ai, duke patur parasysh Edi Ramën.


Lubonja i sheh këto procese si një garanci që të mos kemi prurje në Parlament si ato që mbajtën mandatet nga opozita, që siç i quajti ai, janë një dizaster.


Analisti theksoi se PD po jep megjithatë një sinjal ndryshe nga autoritarizmi i shfrenuar i Edi Ramës në anën tjetër.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vendin fqinj Itali, Ludonja vuri theksin se ende tek ne ka mungesë dinamike, nuk qarkullojnë ende elitat.

Lubonja e sheh periudhën që po kalojmë si të rrezikshme për vendin dhe demokracinë. Tendenca e Edi Ramës, me ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës, tregon një strategji që s’dihet ku mund të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, votën e lirë, lirinë e fjalës, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Luzonja e ka quajtur në këtë vazhdë, agresion politik ndaj Ora News, goditjen e sotme të pronarit të saj. Sipas tij, SPAK po mban qendrime selektive në shërbim të pushtetit.

Eshtë kontraditë, thotë Lubponja, që nga njëra anë ai bën aministi fiskale, ku do të amnistohen paratë e krimit, nga ana tjetër sulmohen në mënyrë selektive disa persona. Pra sipas tij mesazhi është, nëse bëhesh me mua aministohesh, nëse del kundër meje, ke SPAK në kurriz.


Etiketa: ,

Pas