Prej 24 orësh, ish-drejtuesi i Juventusit Luçiano Moggi ndodhet në Shqipëri.
Flitet se familja e një prej personazheve më të diskutuar në futbollin italian dhe atë europian, ka hyrë në tratativa për të administruar klubin e Dinamos, që prej disa sezonesh ndodhet në Kategorinë e Parë.
Sot Luciano Moggi ishte në “Elbasan Arena” ku ndoqi takimin mes Elbasanit dhe Dinamos.