Trajneri italian rrëfen dëshirën e tij edhe pse me shumë gjasa do të zgjasë bashkpunimin me klubin rus të Shën Petërsburgut. Kontrata e Luçiano Spaletit me Zenitin do të skadojë pas 2 vitesh dhe ndoshta atëherë ëndrra e tij do të bëhet realitet. Mbetet një ëndërr në sirtar, sepse tekniku më parë ka luajtur si futbollist për Fiorentinën. Mes hipotezave në lidhje me të ardhmen e tij qarkullon edhe alternativa e Interit, pasi firma në Rusi nuk është hedhur ende.