Kryesore

Lufta e paskrupullt në një familje: Si u ngrit kompania Adidas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 03/10/18 |
mapo.al

BILD





Disa thonë se ai është një vizionar. Të tjerë e quajnë themeluesin e korrupsionit në sportin modern.


Në çdo rast, Horst Dassler është një figurë shumë e rëndësishme e historisë ekonomike gjermane.





Një dokumentar i kanalit ZDF ka hedhur dritë mbi lindjen e kompanisë Adidas, një nga markat më të njohura në botë. Sipas dokumentarit, Dassler ia doli që me anë të një sistemi ryshfeti, spiunazhi dhe presionesh, të ngrejë Adidas në majën e markave sportive botërore.



Horst Dassler, djali i themeluesit të firmës, Adi Dassler, ishte një njeri që nuk njihte kufinj.


Historia e kompanisë Adidas është një histori lufte mes vëllezërish. Historia e dy burrave, që luftuan deri në gjak. Në vitin 1924, dy vëllezërit Adi dhe Rudolf Dassler themeluan një fabrikë të këpucëve sportive. Biznesi ecte mirë. Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, Rudolf Dassler shkoi në front. Pas mbarimit të luftës, ai përfundoi në një burg amerikan. Rudolf mendonte se gjithçka ishte vepër e vëllait të tij dhe të shoqes, Kaethe, që donin të pastronin rrugën prej tij. Në familje shpërtheu një sherr i madh. Vëllezërit u ndanë dhe themeluan Adidas (Adi) dhe Puma (Rudolfi). Dy sipërmarrje, që luftonin ashpër me njëra-tjetrën. Mosmarrëveshjet vazhduan edhe gjeneratën që i pasoi.

Horst Dassler, djali i Adi dhe Kaethe, mori përsipër kompaninë Adidas. “Horst është bashkëfajtor për të gjithë problemet e botës sportive sot,” thotë ish-menaxheri i kompanisë Adidas, Guenter Sachsenmaier.

Në vitin 1956 ai shpërndau këpucë gratis në lojërat olimpike verore, duke fituar respekt. Në vitin 1968 paguante sportistët më të mirë me pesë shifra për të mbajtur produktet e Adidas.

Ai zihej shpesh me mamanë dhe motrat, por nuk ndalej.

Horst e kishte kuptuar se duhej të fitonte besimin e funksionarëve të lartë të sportit. Një nga të besuarit e tij thotë se kush nuk pranonte, vihej nën presion. Në federatat kryesore sportive në botë, kishte të besuar të kompanisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Dassler negocoi marrëveshje edhe me sovjetikët, duke u dhënë ryshfet. “Kishim pushtet të madh, ndikim të fortë,” thotë ish-menaxheri Guenter Sachsenmaier.

Familja e tij i shihte në mënyrë kritike këto veprime. Kur nëna Kaethe i vdiq në vitin 1984, Horst Dassler e kishte rrugën krejt të lirë. Ai e mori tërësisht në dorë kompaninë. Por nuk e kishte vënë re se në treg po hynin edhe aktorë të rinj si Nike dhe Reebok.

Në prill të vitit 1987, Dassler vdiq nga kanceri në moshën 51-vjeçare. Familja e tij e ndarë mori aksionet, Adidas u bë një kompani publike.

“E kuptuan që duhej të merrnin njerëz nga jashtë,” thotë ish-menaxheri i kompanisë, Peter Rduch. Suksesi u dha të drejtë vendimmarrësve të rinj. Sot kompania punëson më shumë se 57 mijë njerëz në mbarë botën dhe së fundmi ka gjeneruar 21 miliard euro të ardhura- pesë herë më shumë se konkurrenti lokal Puma.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas