Prezantuesja në televizionin shtetëror rus habit me deklaratën e saj. Mes të tjerash ajo deklaroi se “Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe ka filluar “Lufta e Tretë Botërore”.
Deklarata e fortë u bë nga Olga Skabeyeva në Olga Skabeyeva. Gjithashtu, moderatorja bëri një parashikim duke theksuar se Rusia tani po përballet me një situatë në të cilën do të duhet të “çmilitarizojë” NATO-n.
“Ndoshta ka ardhur momenti për të kuptuar se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar. Tani ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, kjo është Lufta e Tretë Botërore. Jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”, tha Skabeyeva.
Në Perëndim mendojnë se deklarata e gazetares nuk ishte diçka spontane, por një lojë e agjencisë ruse për të justifikuar deri diku disfatën që këta të fundit patën në luftën për të marrë Kievin.