Lufta kundër koronavirusit dhe renditja që kryeministri Edi Rama po i bënte sukseseve të qeverisë përballë këtij virusi, e ka përplasur me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Shefi i demokratëve i përsëriti disa herë kryeministrit Rama se nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri janë regjistruar sipas tij “16 mijë të vdekur”.
Replikat
Edi Rama: Ju shisni baltë nëpër kancelaritë e Europës.
Lulzim Basha: Ju shisni nga ajo e Xibrrakës.
Edi Rama: Kancelarja jo vetëm që ka ardhur për herë të parë, por ka ardhur dy herë.
Ervin Salianji: Po Shreder, po Klinton, po Bush?
Edi Rama: Ata kanë ardhur për Kosovën!
Edi Rama: Do jetë përgjithmonë një motiv krenarie për mua e shumicën qeverisëse që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë dhe perballoi …
(Ndërhyn Basha nga vendi)
Edi Rama: Meqë po më ndërhyn përveç pandemisë dhe aleancën tuaj me virusin.
Lulzim Basha: Janë 16 mijë të vdekur.
Edi Rama: I dhatë një shtytje të lehtë por nejse, qëndroi fort falë mjekëve e infermierëve,
Lulzim Basha: 16 mijë të vdekur.
Edi Rama: Falë infrastrukturës së gatshme për sfidën e një përballje të përmasave marramendëse, falë një komiteti teknik ekspertësh shqiptarë të klasit ndërkombëtar.
Lulzim Basha: 16 mijë të vdekur.
Lindita Nikolla: Ju lutem mos ndërhyni!
Edi Rama: Falë -platformës E-Albania që garantoi karantinën e disiplinuar, falë fillimit të shpejë të vaksinimit kur shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë fushatës shembullore të vaksinimit masiv e punës këmbëngulëse pa orar, me muaj e muaj.
Lulzim Basha: Janë 16 mijë të vdekur.
Lindita Nikolla: Ju lutem, ju tërheq vëmendjen, mos ndërhyni nga vendi.
Lulzim Basha: Janë 16 mijë të vdekur.
Lindita Nikolla: Ju lutem, ju tërheq vëmendjen.