Kryesore, Teknologji

Lufta kundër dronëve vazhdon

Një ngjarje po dominon lajmet e mediave ndërkombëtare këto dy ditë. Aeroporti i dytë më i ngarkuar në Londër ka pezulluar sërish fluturimet, pasi një dron u pa në Getuijk. Brenda një ore, ushtria arriti që ta neutralizojë rrezikun dhe fluturimet rifilluan. Një avion që vinte nga Maroku u detyrua të ndryshojë drejtim sapo u shfaq droni.


Një ditë më parë fluturimet u pezulluan në shumicën e tyre dhe mijëra njerëz mbetën në tokë në prag të Krishtlindjeve. Megjithatë frika vazhdon pasi policia ende nuk e ka gjetur personin që shkakton kaosin me dronë. Ekspertët thonë se ai mund të mos jetë thjesht një idiot që ka vendosur të shkaktojë kaos, por një haker.

Policia nuk mendon se bëhet fjalë për një sulm terrorist, por beson se autori është një ‘eko-luftëtar’. Edhe në të shkuarën, ambientalistët kanë protestuar dhe shkaktuar kaos nëpër aeroporte për të penguar zgjerimin e tyre.

Deri më tani asnjë organizatë apo person nuk e ka marrë përgjegjësinë. Një ish-kapiten i ushtrisë tha se duke gjykuar sjelljen e autorit, ai mund të jetë një gjeni me doktoraturë.

Një burim policor tha se pista kryesore e hetimit është eko-protesta.

Ndërkohë ushtria britanike thotë se po përdor një sistem anti-dron izraelit për të luftuar ndaj këtyre mjeteve fluturuese që kanë shkaktuar probleme për mijëra njerëz.

Ushtria britanike ka blerë gjashtë ‘Drone Dome’ nga Izraeli për 15.8 milionë sterlina. Kjo teknologji është përdorur në Siri për të rrëzuar dronët e Shtetit Islamik.

Ushtria thotë se kjo armë izraelite jo vetëm pikas dronët, por edhe zbulon se ku ndodhet personi që po e drejton atë.

Megjithatë, droni i përdorur në Gejtuik mendohet se është hakeruar ose përdor një teknologji të avancuar jo DJI, që është ajo më e përhapura për dronët.

Arma izraelite mund të marrë kontroll mbi dronin që fluturon. Por sistemi edhe mund ta vrasë dronin në fluturim e sipër me rreze lazer. Por britanikët nuk kanë blerë këtë version.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas