Aktualitet

“Lufta me COVID-19 do fitohet shumë shpejt”/ Meta i shqetësuar: Na pret një tjetër betejë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 02/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta po kalon fundjavën në Qarkun e Korçës, duke eksploruar bukuritë natyrore. Sot kreu i shtetit ka postuar një video në facebook nga Kolonja.


Shpresë plotë se lufta me COVID-19 do të fitohet, Meta ngre alarmin për një tjetër betejë të vështirë këtë herë me një armik të dukshëm. “Një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme”, thotë Meta.


Postimi i plotë:


Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.


Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. 🌲🇦🇱

 


Etiketa: , , , ,

Pas