fbpx

Kronika

“Lufta mes bandave me 300 të vrarë në Berat”, rihapen dosjet





               Publikuar në : 21:33 - 24/10/18 |
mapo.al

Dosjet e ngjarjeve të vitit 1997 që tronditën qytetin e Beratit do shkunden nga pluhuri i harresës dhe do të rihapen për t’u hetuar.


Premtimi është bërë nga Drejtori i Policisë së Beratit, Artjon Duka gjatë një aktiviteti që synon forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor që u mbajt këtë të mërkurë në qytet.



Lufta mes bandës së Altin Dardhes dhe Burhanëve tmerroi qytetin e Beratit në vitin 1997, teksa gjatë këtyre viteve të errëta në Berat u vranë rreth 300 persona, disa prej të cilëvë u ekzekutuan edhe jashtë vendit.


Në vitet 1997-1998 veç atentateve dhe vrasjeve makabre nuk kanë munguar edhe sulmet e armatosura ndaj komisariatit të policisë Beratit.

Drejtori i Policisë Beratit u shpreh se këto dosje po studiohen për synimin për të rihapur hetimet. Drejtori i Policisë së Beratit ftoi qytearët të jënë më bashkëpunues më Policinë e Shtetit për të paranduar ngjarjet kriminale.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas