Aktualitet

Lufta ndaj korrupsionit – SPAK “ngec” tek ryshfetet e policëve rrugorë, konfiskon “qindarka”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:33 - 29/11/20 |
mapo.al

Një vit më parë nisi të funksionojë struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Si vetë emri që mban, qëllimi parësor i saj ishte goditja e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion.



Por në vitin e parë të punës SPAK dërgoi në gjykatë si të pandehur një tjetër kategori personash.  Dyert e gjykatës së Posaçme nuk i panë zyrtarët e lartë, por vetëm qytetarë që i kishin dhënë ryshfet zyrtarëve jo edhe aq të lartë.


Të dhënat nuk janë frymëzuese për një vend që vuan nga korrupsioni. Pjesa kryesore e gati 15 dosjeve korrupsioni të shqyrtuara nga GJKKO, i përkasin rasteve të ryshfeteve të dhëna nga shoferët  e efektivëve të policisë rrugorë.




Shifrat minimaliste të ryshfetit, janë pasur me dënime deri në 10 muaj burg e që me tej janë pezulluar dhe lehtësuar përfundimisht në Shërbim Prove. Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata e Posaçme, për pesë të pandehur dënimi përfundimtar ka qenë shërbim prove nga 8 deri në 20 muaj shërbim prove.

Lexo edhe :  U ekstradua nga Bullgaria, arrest me burg për turko-shqiptarin



Për tre të tjerë të fajësuar për “korrupsion” gjykata ka vendosur një total prej 280 orësh punë të papaguar në interes të publikut. Vetëm në dy raste, vendimi përfundimtar ka qenë me burg, ku më i rëndi është ai me 3 vjet ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për korruptimin e një gjyqtari.

Hijes së rëndë të SPAK-ut nuk i shkojnë për shtat as shifrat e ryshfeteve të konfiskuara në gjykata. Kështu, në llogari të shtetit me vendime gjyqësore kanë kaluar 60 euro dhe 7400 lekë të rinj, mes të cilëve edhe ryshfeti 500 lekësh i të pandehurit me iniciale E. N.

Aktualisht SPAK po heton disa kallëzime për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë të vendit. Derisa të konkludojë për ta, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë dosjet e peshave të lehta.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas