Rajoni

Lufta në Kosovë/ Kërkohet drejtësi për viktimat e përdhunimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 01/07/19 |
ro ot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot në Prishtinë se është e padrejtë dhe e papranueshme që 20 vjet pas luftës, barra e fajësisë për përdhunimet gjatë saj të vazhdojë të bjerë mbi të mbijetuarit e kësaj dhune, dhe jo mbi kryerësit e saj.





Ai i bëri këto komente gjatë një konference të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, me moton “Të gjithë së bashku me një zë”, që mblodhi për herë të parë përfaqësuesit e bashkësive fetare përveç Kishës Ortodokse Serbe, në mbështetje të të mbijetuarve të përdhunimeve gjatë luftës.


“Realisht në një formë apo në një tjetër ka ndodhur një amnisti e heshtur e drejtësisë ndërkombëtare përballë shtetit të Serbisë dhe kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë dhe këtë duhet ta themi botërisht. Përveç se kërkojmë drejtësi duhet të kërkojmë edhe qartësi, përse po ndodh kjo amnisti e heshtur nga faktori ndërkombëtar”, tha zoti Thaçi.




Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, tha se shoqëria është vonuar shumë në trajtimin e duhur të të mbijetuarve të përdhunimeve gjatë luftës. Ai bëri thirrje që të gjithë duke filluar nga familja, e deri tek institucionet shtetërore t’i nderojnë e mbështesin viktimat e këtij krimi.


Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Dom Lush Gjergji, tha se të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës nuk duhet të heshtin, por as rrethi i tyre nuk duhet të heshtë siç ka bërë deri tani. Ende nuk dihet numri i saktë, por besohet se mijëra ishin viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.


Thuhet se numri i tyre mund të jetë rreth 20 mijë, por numri i saktë mbase nuk do të mësohet kurrë dhe rrëfimet rreth tyre deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi. Deri tani askush nuk është dënuar për këtë krim, ndonëse është i dënueshëm me ligjet vendase e ndërkombëtare.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas