Pas renies te forte te lires turke, presidenti turk Erdogan ka njoftuar sot nje vendim kunder SHBA-se.
“Sot Turqia ka një nga sistemet bankare më solide në botë në të gjitha aspektet. Turqia do te bojkotoje prodhimet elektronike amerikane”- tha ai.
Mediat e huaja raportojne se Erdogan ka theksuar se Turqia do të bojkotojë prodhimet elektronike nga SHBA, e cila ka imponuar sanksione dhe ka rritur tarifat kundër Ankarasë në një mosmarrëveshje rreth ndalimit të një pastori ungjillor amerikan.
Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se ata që zhvilluan “luftë ekonomike” kundër Turqisë do të paguajnë një çmim.
Pas disa dite reniesh, monedha turke u rikthye te martën, duke u rritur me rreth 5%, gjë që e kthen atë në 6.5 leke në dollarin amerikan.