Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lufta vazhdon! Mozzik thumbon Capital T: Unë njihem për muzikë jo për muskuj

by mapo.al
03/01/2021
in Aktualitet, ShowBizz
0

Capital T dhe Mozzik kanë hedhur e kanë pritur gjithë këto kohë thumba ndaj njëri-tjetrit në distancë. E gjitha nisi nga një “freestyle” i Capital T tek emisioni i Meriton Mjekiqit, ku në një frazë reperi u shpreh, “Ma reper se ti është Lori” dhe kjo u përkthye si një diss ndaj Mozzik.

E më pas ishte Mozzik ai që reagoi me një postim në Instastory ku i dha Kapos një leksion respekti; Quhet respekt ai që i mungon shumë njerëzve.
Pas këtyre fjalëve ishte Capital T ai që vazhdoi sërish me spica në lidhje me burrërinë ku u shpreh se burrërinë s’mund ta blemë me asgjë…

Më pas “konflikti” u zhvendos tërësisht në rrjetet sociale, ku Loredana hoqi Capital T nga lista e personave që ndiqte kurse ky i fundit dhe Mozzik kanë postuar një sërë statusesh që u dukën si kundërpërgjigje për njëri-tjetrin.

Ndërkohë kur u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse freestyle i tij ishte diss, Capital T u shpreh: “Thashetheme” shoqëruar me figurën e një emoji duke qeshur me lot.

Nga ana tjetër Mozzik ka folur në lidhje me këtë gjë në intervistën e fundit të dhënë për “Prive”. Ai është shprehur se të gjithë e njohin si një djalë të qetë dhe nuk ka pasur kurrë probleme me kolegët në muzikë. Duke mos përmendur emra, por duke nënkuptuar se fjalën e kishte për Capital T, Mozzik u shpreh se ai nuk njihet për bukurinë, muskujt apo makinat e shtrenjta, por për muzikën e tij.

“Unë njihem që jam një djalë i urtë, pa marrë parasysh atë botën e muzikës, të hip hopit. Më duket pak absurde çështja e kolegëve. Deri më sot i kam pasur punët mirë me të gjithë dhe i kam akoma. Qasja e artistëve të tjerë pas suksesit është pak e kuptueshme, sepse është biznes. Ndoshta dikë e kam bërë nervoz, ndoshta dikujt ja kam prish tripat, por me punë arrihet gjithçka. Unë i respektoj të gjithë. Ju uroj sukses të gjithëve. Unë nuk i përcjell diss-at.

Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik.

Tags: Capital TkonfliktiMozzik

JU SUGJEROJME

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
Aktualitet

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën

02/07/2022
”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
Aktualitet

”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim

02/07/2022
Astrologia Meri Shehu: Ja shenja më me fat e javës
ShowBizz

Nga shenja më pa fat tek ajo më me fat, Meri Shehu publikon horoskopin për muajin korrik

02/07/2022
Tiranë, djali godet me thikë nënën e tij dhe arratiset
Aktualitet

Ua shiti disa herë makinën personave të ndryshëm, arrestohet 25-vjeçari

02/07/2022
Next Post
Vritet në restorantin e tij nga i biri, ish-sekretari i Salvinit

Vritet në restorantin e tij nga i biri, ish-sekretari i Salvinit

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • ‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
  • Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
  • Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
  • ”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
  • “Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]m
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In