Bota

“Je i sëmurë mendor”, presidenti turk akuzon Emanuel Macron për pikëpamjet e tij mbi Islamin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 26/10/20 |
mapo.al

Pas incidentit që mori përmasa globale ku ekstremistët islamikë vranë barbarisht një mësues në Francë pasi ky i fundit kishte treguar karikatura të papërshtatshme të Profetit Muhamed, vendet e Lindjes së Mesme kanë vendosur të bojkotojnë mallrat franceze në shenjë rebelimi.






Ministria e jashtme franceze tha se thirrjet “e pabazuara” për një bojkot po “shtyheshin nga një pakicë radikale”.


Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar.







Ndërkohë, protestat vijojnë në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës. Reagimi vjen nga komentet e bëra nga Emanuel Macron pas incidentit të tmerrshëm. Ku presidenti u shpreh se mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen e francezëve”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”.






Pas këtyre deklaratave, akuza kundrejt Macron vijnë nga homologët e tij në Turqi dhe Pakistan të cilët thonë se udhëheqësi francez shkel lirinë e besimit dhe margjinalizon miliona shtetas myslimanë.

Krahas akuzave presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur Macron të sëmurë mendor për pikëpamjet e tij mbi Islamin.

Pasojë e bojkotit pritet të jetë rënia e ndjeshme e financave të kompanive franceze që operojnë në tregun e huaj. /BBC/

LEXO EDHE:

Pogba braktis kombëtaren e Francës pas deklaratave të Macron për Islamin

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas