fbpx

Aktualitet

Luftë evazionit të pastrueseve, lehtësim miliarderëve





               Publikuar në : 11:51 - 17/11/19 |
Nga Klodian Tomorri

Nga Klodian Tomorri


Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kanë vendosur të ulin pragun e detyrimit për deklarimin personal të të ardhurave nga 2 milionë lekë në vit që ishte në zero.



Domethënë një pastruese që bën dy punë me nga 20 mijë lekë në muaj secila, qeveria do e detyrojë të plotesojë deklaratën vjetore të të ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi të ardhurat. Por nga viti tjeter do paguajë 1300 lekë tatim në muaj. Shpëtoi arka e shtetit.


Kjo është Republika e nxirjes së jetes. Imagjino pastruesen, elektriçistin, hidraulikun, kamerierin që bëjnë nga dy punë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave. Çmenduri!

Ti mund jesh punonjës sezonal. Për tre muaj bën dy punë, pastaj rri 4 muaj pa punë. Pastaj fillon prapë. Ne fund të vitit do të shkosh tek Tatimet dhe do të dokumentosh të gjitha rrogat, që është një çarje trapi edhe për ata që janë ekonomistë, jo më për njerëzit e thjeshtë. Efektet anësore të progresivizmit.

Mbani withholdig në burim dhe na lini rehat me këto, keni Perëndinë. Po ky është turp, plotëso deklaraten e të ardhurave me 40 mijë lekë të ardhura në muaj. Me kaq të ardhura, një familje është në kufirin e varferisë, qeveria i thotë ploteso deklaratën vjetore që të marrë 1 mije lekë taksë në muaj unë.

Dërrmojini pastrueset derrmojini. Se ata jane evazorët. Kurse pronaret e hoteleve dhe resorteve paguajnë zero lekë tatim fitimi, 6 për qind tvsh dhe hiç takse infrastrukture.

Madje këtë vit kanë bërë dhe çudira të tjera aty në paketën fiskale. Përjashtohen koleksionistët e automjeteve nga tvsh-ja, janë të përjashtuar nga fitimi kapital dhe kanë rritur komisionin që i shkon drejtorisë së transportit rrugor.

Një koleksionist ka Shqipëria. Ndaj na duhen leket e pastrueseve që të perjashtojme nga taksat te pasurit. Të paktën, tregohuni të ndershem. Vërini emrin paketës fiskale se aq gonxhe sa e keni bërë, bën muuuu.


Etiketa: , ,

Pas