Mijëra njerëz morën pjesë në ‘luftën tradicionale të domates’ në qytetin Bunyol të Spanjës, duke i hedhur njëri-tjetrin domate.
Organizatorët e festimit thanë se u hodhën 145 ton domate mbi të pranishmit, duke e shndërruar qytetin në një det me ngjyrë të kuqe.
Disa mbanin syze mbrojtëse dhe disa ndërtesa ishin të veshura me copë për të mbrojtur muret e tyre.
Festa e domates thuhet se ka filluar në vitin 1945 nga një mosmarrëveshje midis fshatarëve.
Kjo festë u ndalua për ca kohë gjatë viteve 1960 dhe gjatë diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, por ajo u ringjall dhe u bë e njohur në të gjithë Spanjën në vitet 1990 dhe tani tërheq një numër të madh vizitorësh edhe nga jashtë vendit.