Aktualitet

Luftë mes bandave në burgun e Ekuadorit, 116 të vdekur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 30/09/21 |
mapo.al

Të paktën 116 të vdekur janë regjistruar në përplasjen më tragjike në histori, mes dy bandave, në burgun e sigurisë së lartë në Ekuador.






Situata në Guajakil doli totalisht jashtë kontrollit, dhe pas shumë orësh lufte, u deshën më shumë se 400 forca policie për të vendosur rendin.


Beteja është e nxitur dhe e frymëzuar nga dy kartelet më të famshme meksikane të drogës, që kërkojnë të vendosin nën kontroll territorin e Ekuadorit, dhe kësisoj rrugët e transportit drejt Amerikës.







Gjatë përleshjeve janë hedhur edhe granata, ndërkohë që ka viktima që u është prerë edhe koka.




Në shkurtin e vitit të kaluar pati një përplasje të tillë mes dy krahëve, me 79 viktima.



Burgjet në Ekuador janë të mbipopulluara.

Bandat rivale synojnë të zënë në pusi përmes koridoreve armiqtë e tyre.

Njëri grupim është i lidhur me meksikanët e Sinaloa, ndërsa tjetri me kartelin e njohur si Jalisco New Generation cartel (CJNG).

Presidenti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas