Aktualitet

Luftë mes karteleve meksikane, gjenden 12 trupa në një makinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 24/05/20 |
mapo.al

Vijon të shkaktojë dhunë dhe gjakderdhje lufta mes karteleve të drogës për territor në Meksikë.


Autoritetet gjetën trupat e pajetë të 12 personave, të ekzekutuar me armë zjarri, në një kamionçinë të braktisur, në perëndim të shtetit të Michoacan.


Kartelet prej kohësh kanë nisur një luftë frontale në rajonin e “Tierra Caliente”, e cila është një zonë strategjike mes shteteve të Michoacan, Guerrero dhe Mexico.


Sipas prokurorit të përgjithshëm, trupat e pajetë u gjetën në San Lucas, në një makinë që ishte raportuar e vjedhur vitin e kaluar dhe nuk janë identifikuar ende.



Etiketa: ,

Pas