Luftëtari dhe Tirana e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.
Në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër, ndeshja nisi me një rast të mirë për Tiranën me Kobina, i cili goditi nga brenda zone, por Xhekson shpëtoi bluzinjtë, shumë pranë vijës fatale.
Më pas, Luftëtari doli më shumë tek porta e Tiranës, dhe për disa minuta kërcënoi Abibin, por pa mundur ta ndëshkojë. E para u mbyll me një përplasje të Karabecit dhe Rapës, të cilët lanë të dy fushën e lojës.
Pjesa e dytë pa Tiranën më kërkuese, me vijën e parë të sulmit, që shkonte shpesh tek porta e Bakajt, por pa kërcënuar seriozisht në ndonjë rast. Rast i diskutueshëm ai i minutës së 63-të, ku Hoxhallari ndërhyri tek Ymeraj brenda zone, dhe gjirokastritët kërkuan penallti, por për arbitrin Jorgji nuk kishte asgjë.
Deri në fund, nuk pas aksione të tjera të rrezikshme, me të dyja ekipet që më shumë duket se e kishin mendjen tek sfida e së dielës, po në Gjirokastër mes tyre, por këtë herë e vlefshme për luftën për mbijetesë.
Sa i përket Kupës, kualifikimi për në finale do të vendoset gjithçka në sfidën e kthimit, më 8 maj në “Selman Stërmasi”.