Conor McGregor, tha mbrëmë në një postim në Tweeter se po heq dorë nga ringu, dhe kjo është hera e tretë që e bën, në katër vitet e fundit.
Ish kampioni irlandez i botës në sportin luftarak është 31 vjeç dhe njeh 22 fitore dhe 4 humbje.
Në duelin e fundit në janar të këtij viti, ai mundi idhullin amerikan, Donald ‘Coëboy’ Cerrone, në 40 sekonda, në Las Vegas.
Ai ka shpallur dorëheqjen në vitin 2016, dhe në 2019, përpara njoftimit që bëri mbrëmë, raporton BBC.
McGregor po ashtu provoi boksin me 5 herë kampionin e botës, Floyd Mayweather, në Gusht të vitit 2017, por humbi.
Mbrëmë ai tha se ka vendosur të heqë dorë. Shtoi se ky sport nuk i pëlqen më, nuk e zbavit më, është bërë i mërzitshëm. Sipas tij, asgjë nuk po ndodh.
Ky lajmërim ishte i befasishëm. Askush nuk po e priste një dorëheqje të tillë.
Sportet e duleve të arteve të përziera marciale dhe boksi, do të zhvillohen në salla të mbyllura dhe pa tifozë, pas pandemisë. Dhe kjo e ka bërë më pak interesante të gjithën.
Në Maj, McGregor e shpalli veten lojtarin e dytë më të madh në historinë e arteve të përziera marciale, pas Anderson Silvës, por u shpreh se do t’i kalonte rekordet e tij. Kurse mbrëmë, deklaroi tërheqjen nga ringu.