Qindra reagime ka në rrjetin social për ish-kampionin e boksit dhe trainerin e spikatur, Skender Kurti, i cili ndërroi jetë sot pasdite, pasi ishte prekur nga koronavirusi.
“Luftove si kampion”, shkruajnë miqtë dhe të njohurit e tij, duke iu referuar betejës së pashembullt qe ai bëri.
10 ditë më parë, kaloi në vdekje klinike. Madje fillimisht u raportua në media si një nga viktimat e pandemisë.
Po Kurti bëri një betejë 10 ditore me virusin në Spitalin Infektiv i intubuar.
Sot pasdite vonë, ai mesa duket është dorëzuar.
Rrjeti social po mbushet me komente dhe shprehje ngushëllimesh. Kurti ishte mjaft popullor në komunitetin sportiv të vendit, vecanërisht të kryeqytetit, që e përfaqësoi si kampion kombëtar në boks, e më vonë si trainer.
Kurti është viktima e 21 në vendin tonë prej koronavirusit.
Etiketa: Covid-19, reagime, rrjet, Skënder Kurti