Aktualitet

Kosovë/ 13 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 02/06/20 |
mapo.al

Kurba pandemike në Kosovë vijon të luhatet akoma, duke bërë kështu që Kosova të bëhet ndër vendet që është prekur më shumë nga koronavirusi në rajon.


Autoritetet në vend bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë janë konfirmuar edhe 13 raste të reja dhe numri në total i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.123.


Nga ana tjetër sipas njoftimit në Kosovë vihet re se jhanë janë shëruar edhe katër persona dhe numri në total ka shkuar në 847.


Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 30 persona, të cilët kishin dhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Njoftimi i IKSHPK-së:

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE KATËR TË SHËRUAR!

Sot më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Sot më 02 qershor 2020, janë shëruar 4 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas