Në orën 18:00 luhen dy takimet mbyllëse të javës së 10-të të Kategorisë Superiore.
Kampionët në fuqi, Partizani pret në “Selman Stërmasi” nënkampionët e vendit, Kukësin. Sfida e kryeqytetit premton spektakël, me dy skuadrat që në rast fitoreje mund të marrin kreun.
E në prag të këtij dueli, dy teknikët, Franco Lerda dhe Shpëtim Duro kanë zyrtarizuar formacionet që do hedhin nga minuta e parë.
Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Mala, Broja, Cordeiro, Idrizaj, Çinari, Bardhi
Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Limaj, Musolli, Abazaj, Gavazaj, Rroca dhe Et’hemi.
Paralelisht me sfidën e kryeqytetit luhet edhe në Vlorë. Flamurtari i vendit të fundit pret Skënderbeun. 90-minuta që premtojnë spektakël, pavarësisht gjendjes së skuadrave në klasifikimin aktual.
Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Oto John