Gjatë një vizite në Pogradec, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka zhvilluar dhe një bisedë me drejtues të Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të plazhit.
Duke u njohur me punën e angazhimin e tyre, ka vlerësuar këtë projekt të ri për mbrojtjen e jetës së pushuesve në plazhet shqiptare.
Me rritjen e numrit të pushuesve është bërë domosdoshmëri rritja e numrit të vrojtuesve të plazhit.
Profesioni i vrojtuesit të plazhit është bërë i njohur vetëm gjatë viteve të fundit në vendin tonë.
“Siguria është për mua qëllimi më i rëndësishëm i projektit. Siguria nuk ndalon në kufi. Ajo duhet të jetë e pranishme dhe të ofrohet kudo. Siguria është shumë e rëndësishme për turizmin, në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë dhe ndihmon në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit dhe rajonit, është shprehur Soreca.