Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lukaku kërcënon këdo: Unë jam një vrasës në fushë…

by ro ot
10/09/2019
in Sport
0

Romelu Lukaku e ka përshkruar veten si “një vrasës në fushë”, ndërsa i afrohet golit të tij të 50-të me Belgjikën. Sulmuesi i Interit hapi rezultatin e ndeshjes së të hënës, e fituar 4-0 nga të tijtë ndaj Skocisë. Kësisoj, Belgjika ruajti rekordin e marrjes së 100 për qind të pikëve në Grupin I të kualifikueseve “Euro 2020”, deri tani.

Si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares belge, 26-vjeçari pranon se është i pamëshirshëm në fushë. Megjithatë, nuk është i merakosur për të thyer apo vendosur rekorde: “Më duhet të them se isha më shumë i shqetësuar me golin e 30-të, kur arrita ta thyej rekordin. Unë nuk po ëndërroj për të 50-tin, edhe pse jam vetëm një gol larg. Jam fare i qetë në këtë drejtim. Unë jam një vrasës në fushë, por jo i fiksuar pas shifrave fikse. Patjetër, isha i lumtur me atë gol ndaj Skocisë. Nëse mund të luajmë kështu, jemi vdekjeprurës, skuadra më e mirë kundërsulmuese në botë”.



Pas transferimit nga Manchester United tek Interi gjatë verës, Lukaku duket i tjetërsuar në fushën e blertë. Ai ka shënuar dy herë në dy ndeshjet e para të Serie A. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se kurrë nuk e ka parë kaq të lumtur dhe të përqendruar sulmuesin:

“Kjo është hera e parë që e kam parë krejt të lirë dhe të lumtur. Nuk e mbaja mend në stërvitje kaq të përqendruar, të lumtur, të rifreskuar nga sfida e re. Unë mendoj se tani është i gatshëm të përballet me një nga kapitujt më të mëdhenj të futbollit në karrierën e tij, pas kalimit tek Interi. Romelu është i angazhuar të jetë edhe më i mirë për ekipin kombëtar, kështu që jam shumë i impresionuar me lumturinë e tij”.

Tags: fusheLukakuvrases

JU SUGJEROJME

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
Revista

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit

30/01/2023
Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
Revista

Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

30/01/2023
Misioni i fundit i ‘Gjeneralit’ të pamposhtur!
Aktualitet

Misioni i fundit i ‘Gjeneralit’ të pamposhtur!

22/11/2022
200 miliardë dollarë! Pse Katari e pagoi keq shtrenjtë publicitetin për Kupës së Botës
Kryesore

200 miliardë dollarë! Pse Katari e pagoi keq shtrenjtë publicitetin për Kupës së Botës

18/11/2022
Next Post
Blendi rrëfen historinë interesante të emrit të vajzës së dytë

Blendi rrëfen historinë interesante të emrit të vajzës së dytë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In