Aktualitet

Luksi i Maznikut nuk paguhet nga Fusha, por nga banorët e Tiranës






               Publikuar në : 10:10 - 01/09/19 |
mapo.al

Me një akt emancipues, ndryshe nga komunikimi i zakonshëm në publik që është propagandë, Erjon Veliaj ka pranuar dje se kompania Fusha ka paguar për akomodimin në Barcelonë të nënkryetarit Mazniku dhe vartësve të tij. Pranimi i faktit, është bërë dje për Zërin e Amerikës, në kulmin e debatit, për shpenzimin luksoz të njeriut më të afërt të kryebashkiakut, për të cilin, doli në media se ishte paguar 907 euro për një natë qendrimi në një hotel në Barcelonë.


Justifikimi i Bashkisë, pra i Veliajt, ishte se vizita atje ishte e legjitimuar pasi Tirana po merrte një cmim ndërkombëtar për Sheshin Skenderbej. Dhe po ashtu, justifikimi kryesor, ishte se Bashkia me këtë rast kishte kursyer fondet e veta, duke qënë se i kishte paguar kompania që ka bërë punimet e sheshit.

Pikërisht këtu është një kontradiktë e madhe. Del sikur nuk ka asnjë problem që të rehatohet si princ Mazniku, sepse xhixhat i nxjerr Fusha. Po ato, në origjinë, janë paratë e qytetarëve, banorëve dhe taksapaguesve të Tiranës. Sepse biznesmeni Fusha, nga atje i ka marrë milionat, aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë edhe kavalierin e tepruar.

I ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e bëjnë buxhetin e madh të bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, ku përfshihen cmimet e ngritura dhe taksat e reja që shtohen cdo vit. Në shtator, do të jetë edhe një tjetër, ajo e pronës. Këto shuma të mëdha parash, të banorëve dhe taksapaguesve të Tiranës, shkojnë në Bashki, dhe atje i merr Fusha. Si i merr? Shihni të dhënat.

Në 4 vite, ai ka përfituar 40 milionë euro nga Veliaj. Ka marrër 49 tendera, shumica pa garë dhe me ofertën maksimale, aq sa është fondi limit, sipas një denoncimi të bërë dje nga PD.

Pra 907 euro për një natë në Barcelonë për Maznikun, i kanë paguar, burrat, gratë, pensionistët, familjarët, që shpesh rrinë në radhë dhe të bindur e cojnë cdo muaj taksat dhe tarifat në duart e Erjon Veliajt. Taksa dhe tarifa që janë miliona euro. Miliona euro që i përfiton Fusha. I cili nuk ka pse mos të mos bëjë dhurata e të mbajë me luks, ata që po e bëjnë të pasur.

Mapo.al

Fatura e paguar për Arbjan Maznikun në një hotel luksoz në Barcelonë nga Shkëlqim Fusha

 


Etiketa: , ,

Pas